30 vjeçari sulmon fizikisht një nxënës 9 vjeçar në oborrin e shkollës në Maqitevë

15.12.2020

Të hënën rreth orës 14:00 një person i dyshuar ka sulmuar fizikisht një nxënës në oborrin e shkollës. Sipas infromacioneve të SuharekaOnline brenda stacionit policor në Suharekë bëhet e ditur se të hënën një person i cili dyshohet të jetë i sëmurë mental e ka goditur me shuplakë një fëmijë, nxënës i shkollës fillore “Besim […]

30 vjeçari sulmon fizikisht një nxënës 9 vjeçar në oborrin e shkollës në Maqitevë Foto: Ilustrim

Të hënën rreth orës 14:00 një person i dyshuar ka sulmuar fizikisht një nxënës në oborrin e shkollës.

Sipas infromacioneve të SuharekaOnline brenda stacionit policor në Suharekë bëhet e ditur se të hënën një person i cili dyshohet të jetë i sëmurë mental e ka goditur me shuplakë një fëmijë, nxënës i shkollës fillore “Besim Ndrecaj” në fshatin Maqitevë.

Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj, ku ka thënë se pas një mosmarrëveshje me fëmijën e të dyshuarit, 30 vjeçari e ka goditur me shuplakë 9 vjeçarin.

“Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore, atij i është dhënë ndihma e parë mjekësore dhe pastaj është liruar në shtëpi”, ka thënë tutje Osmanollaj.

Ai tha se personi në fjalë dyshohet se ka probleme mentale dhe me vendim të prokurorit kujdestar, është dërguar në Shtëpinë e Shëndetit dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.