20 të arrestuar për 24 orë, nuk respektuan dispozitat shëndetësore gjatë epidemisë Covid-19

30.04.2020

Si pasojë e shfaqjes së virusit COVID-19, Qeveria e Kosovës ndërmori një sërë masash në mënyrë që të parandalohet përhapja sa më e madhe e kësaj pandemie. Si fillim u caktua orari i qarkullimit nga ora 06:00 deri në ora 17:00, por më pas kjo masë u ndryshua. Ndërsa nga Policia e Kosovës u be […]

20 të arrestuar për 24 orë, nuk respektuan dispozitat shëndetësore gjatë epidemisë Covid-19 Foto: Ilustrim

Si pasojë e shfaqjes së virusit COVID-19, Qeveria e Kosovës ndërmori një sërë masash në mënyrë që të parandalohet përhapja sa më e madhe e kësaj pandemie.

Si fillim u caktua orari i qarkullimit nga ora 06:00 deri në ora 17:00, por më pas kjo masë u ndryshua.

Ndërsa nga Policia e Kosovës u be e ditur se gjatë 24 orëve pati 16 raste ku nuk u respektuan dispozitat shëndetësore gjatë epidemisë.

Prishtinë – 2 raste
Gjilan – 2 raste
Prizren – 12 raste

Nga këto 16 raste, u arrestuan 20 persona.

Në Prishtinë u arrestuan 4 persona, në Gjilan 2 persona dhe 14 të tjerë në Prizren.

Qytetarët tash e disa ditë kanë të drejtë qarkullimi vetëm 1 orë e gjysmë në ditë, orar ky i përcaktuar në bazë të numrit personal të parafundit të letërnjoftimit.