16 të arrestuar për 24 orë, dy në Suharekë

16 të arrestuar për 24 orë, dy në Suharekë
Eurolinda Zenelaj

05.04.2021 / Kronika

Dita e dielë ka qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, të cilët gjithmonë janë në shërbimin e qytetarëve, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i aksidenteve, numri i tiketave në trafik, numri i personave të arrestuar dhe ngjarjeve tjera të raportuara nga qytetarët.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orëshin e fundit kanë arrestuar 16 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, prej tyre dy janë dërguar në vuajtje të dënimit dhe 6 janë dërguar në mbajtje.

SuharekaOnline mëson se nga 16 të arrestuarit, prej tyre dy janë nga Komuna e Suharekës, të cilët dyshohenpër vepra të ndryshme penale, njëri për dhunë në familje e tjetri për sulm ndaj zyrtarëve policor.

Në bazë të informacioneve është bërë e ditur se të dielën një i dyshuar ka rrahur nënën e tij dhe ka kanosur verbalisht babain e tij dhe duke ia dëmtuar veturën me mjet të fortë.

Lidhur me këtë rast nga policia është bërë e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të dielën poashtu i dyshuari tjetër, pas përfundimit të ndeshjës FC Ballkani- Prishtina, ka filluar që të ofendojë lojtarët dhe referët dhe pas reagimit të policisë i njëjti ka filluar që të sulmojë zyrtarët policor.

RAPORTO