15 të arrestuar brenda 24 ore në Kosovë, një në fshatin Greikoc

05.11.2020

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 49 aksidente trafiku. Sipas statistikave që përcjellë SuharekaOnline bëhet e ditur se nga 49 aksidente 21 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 28 me dëme materiale. Gjithashtu, Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së mërkure ka shqiptuar 987 tiketa […]

15 të arrestuar brenda 24 ore në Kosovë, një në fshatin Greikoc Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 49 aksidente trafiku.

Sipas statistikave që përcjellë SuharekaOnline bëhet e ditur se nga 49 aksidente 21 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 28 me dëme materiale.

Gjithashtu, Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së mërkure ka shqiptuar 987 tiketa trafiku për të gjithë ngasesit e pakujdesshëm në komunikacion.

Brenda 24 ore Policia e Kosovës ka arrestuar 15 persona ku prej tyre 3 janë në vuajtje të dënimit një prej tyre është nga fshati Greikoc i Suharekës njofton SuharekaOnline “Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, është arrestuar një mashkull Kos. dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit” thuhet në njoftimin e policisë dhe 6 persona të tjerë në mbajtje.