U inspektuan punimet në këto fshatra të Suharekës

11.10.2019

U inspektuan punimet në fshatrat Greikoc, Sallagrazhdë, Mushtisht dhe Sopijë. Në fshatin Greikoc po vazhdon të punohet në ndërtimin e trotuarit në lagjen “Kicaj” si dhe ndërtimi i urave për rivitalizimin e infrastrukturës së dëmtuar. Nënkryetarja e Komunës së Suharekës Mihrije Suka bashkë me kryesuesin e Kuvendit Komunal Bexhet Kuçi dhe stafi i menagjimit të […]

U inspektuan punimet në këto fshatra të Suharekës Foto: Ilustrim

U inspektuan punimet në fshatrat Greikoc, Sallagrazhdë, Mushtisht dhe Sopijë.

Në fshatin Greikoc po vazhdon të punohet në ndërtimin e trotuarit në lagjen “Kicaj” si dhe ndërtimi i urave për rivitalizimin e infrastrukturës së dëmtuar.


Nënkryetarja e Komunës së Suharekës Mihrije Suka bashkë me kryesuesin e Kuvendit Komunal Bexhet Kuçi dhe stafi i menagjimit të projekteve kanë dalur në terren për t’a parë nga afër zhvillimin e punimeve.

Poashtu u vizituan punimet edhe në Mushtisht, Sallagrazhdë dhe Sopijë.


Komuna e Suharekës dhe kryetari Muharremaj zotohen se do të punojnë çdo herë për mirëqenien e qytetarëve pa dallim.