Temperaturat deri në 31 gradë, moti sot në Suharekë

15.06.2019

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në Komunën e Suharekës do të vazhdojë të mbajë mot me diell dhe me temperatura të larta. Këto masa me origjinë nga jugperëndimi, krahas rritjes së fushave barike ndikimin e tyre do ta kenë edhe në rritjen e fushave termike. Në Komunën e Suharekës, temperaturat minimale do […]

Temperaturat deri në 31 gradë, moti sot në Suharekë Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në Komunën e Suharekës do të vazhdojë të mbajë mot me diell dhe me temperatura të larta.

Këto masa me origjinë nga jugperëndimi, krahas rritjes së fushave barike ndikimin e tyre do ta kenë edhe në rritjen e fushave termike.

Në Komunën e Suharekës, temperaturat minimale do të lëvizin deri në 20 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20 deri në 31 gradë Celsius.

Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të ndikojë edhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe verilindje me shpejtësi 0-1m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.