Suharekë: Thirrje për aplikim për fermerët

09.10.2019

Komuna e Suharekës ka njoftuar të gjithë fermerët që të aplikojnë për Material Fidanor dhe për aplikim për paisje në prodhimtarinë blegtorale, shpeztare dhe bletare. Në projekt është paraparë subvencionimi i fermerëve me material fidanor pemve, mollë ,dardhë, kumbull dhe hardhi rrushi. Përparësi kanë fermerët të cilët nuk kan përfituar më parë dhe ata të […]

Suharekë: Thirrje për aplikim për fermerët Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës ka njoftuar të gjithë fermerët që të aplikojnë për Material Fidanor dhe për aplikim për paisje në prodhimtarinë blegtorale, shpeztare dhe bletare.

Në projekt është paraparë subvencionimi i fermerëve me material fidanor pemve, mollë ,dardhë, kumbull dhe hardhi rrushi.

Përparësi kanë fermerët të cilët nuk kan përfituar më parë dhe ata të cilët bujqësin e kanë aktivitet primar.

Gjithashtu komuna e Suharekës ka njoftuar fermerët se aplikimi për Furnizim më paisje në prodhimtarinë blegtorale, shpeztare dhe bletare fillon më 07.10.2019 e vazhdon deri më 14.10.2019.

Të drejtë aplikimi kanë fermerët të cilët posedojnë: Blegtori- të kenë prej 7-10 krerë lopë qumështore, dhe Bletari- të kenë 50-100 shoqëri me bletë.