Suharekë: Shënohet java Evropiane e Mobilitetit (Lëvizjes pa makina)

22.09.2019

Me moton “Ec me ne”, edhe këtë vit është shënuar Java Evropiane e Mobilitetit, e cila ka për qëllim të inkurajojë qytetet që të prezantojnë dhe promovojnë masa të qëndrueshme të transportit dhe të ftohen njerëzit të provojnë alternativa tjera të lëvizjes kundrejt përdorimit të automjeteve. Në kuadër të kësaj jave, sot në Suharekë po […]

Suharekë: Shënohet java Evropiane e Mobilitetit (Lëvizjes pa makina) Foto: Ilustrim

Me moton “Ec me ne”, edhe këtë vit është shënuar Java Evropiane e Mobilitetit, e cila ka për qëllim të inkurajojë qytetet që të prezantojnë dhe promovojnë masa të qëndrueshme të transportit dhe të ftohen njerëzit të provojnë alternativa tjera të lëvizjes kundrejt përdorimit të automjeteve.

Në kuadër të kësaj jave, sot në Suharekë po mbahen organizimeve të ndryshme, duke përmbyllur këtë javë, e cila ka nisur më 16 shtator e organizuar nga Komuna e Suharekë në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Krahas kësaj, në përmbyllje të kësaj jave, rruga Brigada 123 ka qenë e mbyllur për qarkullim nga automjetet.

Ndryshe, Java Evropiane e Mobilitetit mbahet çdo vit nga 16-22 shtator, ndër si e tillë organizohet nga Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë.+

Këtë organizim e ka përshëndetur kryetari i Komunës z.Bali Muharremaj, i cili në fjalimin e tij u shpreh: “kjo ditë është e veçantë për ne sepse ne si Komunë i kushtojmë rëndësi të posaçme ambientit, kjo dëshmohet edhe nga grantet e fituara pikërisht për këtë”.

“E falënderojmë Ministrinë e Ambientit për bashkëpunimin”, ka thënë në fund kryetari Muharremaj. Fjalë rasti kanë pasur edhe përfaqësuesit nga kjo ministri, të cilët kanë thënë se Komuna e Suharekës është përzgjedhur për t’a shënuar këtë ditë sepse është njëra ndër komunat me ambientin më të pastër në Kosovë.
Aktivitetet kanë vazhduar tutje me mbjelljen e disa drunjve dekorativ në qytet.