Suharekë: Ndahen mirënjohje për mësimdhënësit e pensionuar dhe të dalluar

07.03.2019

Drejtoria e Arsimit e Komunës së Suharekës, sot ka ndarë mirënjohje për mësuesit pensionistë si dhe për mësuesit e dalluar. Mirënjohjen e parë e ka ndarë kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, për të vazhduar më tej nga drejtori i Arsimit z.Remzi Bytyqi dhe të tjerë. Në këtë ceremoni, fjalë rasti ka pasur kryetari […]

Suharekë: Ndahen mirënjohje për mësimdhënësit e pensionuar dhe të dalluar Foto: Ilustrim

Drejtoria e Arsimit e Komunës së Suharekës, sot ka ndarë mirënjohje për mësuesit pensionistë si dhe për mësuesit e dalluar.

Mirënjohjen e parë e ka ndarë kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, për të vazhduar më tej nga drejtori i Arsimit z.Remzi Bytyqi dhe të tjerë.

Në këtë ceremoni, fjalë rasti ka pasur kryetari Muharremaj, i cili i ka uruar të gjithë mësuesit për ditën e tyre të vaçantë duke u shprehur: “Nderi më i madh për mua është të ju drejtohem me një urim me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, datë e cila simbolizon përkushtimin tuaj ndaj brezave dhe ardhmërisë së vendit tonë.

Këtë ditë e bënë edhe më të veçantë fakti, se shkolla shqipe nuk u dorëzua asnjëherë para sfidave të shumta gjatë këtij rrugëtimi, ku me vullnet, angazhim e përkushtim kontribuat për atdheun.

Angazhimi për mësim e dije ishte qëllimi më fisnik që ju ia caktuat vetes si detyrë, andaj ne u jemi mirënjohës gjithmonë”
Urime dhe suksese në punë, ka thënë në fund kryetari Muharremaj.

Në fund ka pasur edhe disa pika këndimi, recitale dhe valle të përgatitura nga nxënësit.