Suharekë: Fundjava me diell dhe ngrohtë

31.08.2019

Fushat e presionit të lartë dhe rryma të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të vazhdojnë të kushtëzojnë mbi vendin tonë mot të nxehtë dhe kryesisht të kthjellët edhe gjatë ditëve të fundjavës. Temperaturat e ajrit mbesin mbi vlera mesatare. Në Suharekë temperaturat minimale do të luhaten nga 13 deri në 15 gradë celsius, e maksimalet […]

Suharekë: Fundjava me diell dhe ngrohtë Foto: Ilustrim

Fushat e presionit të lartë dhe rryma të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të vazhdojnë të kushtëzojnë mbi vendin tonë mot të nxehtë dhe kryesisht të kthjellët edhe gjatë ditëve të fundjavës.

Temperaturat e ajrit mbesin mbi vlera mesatare.

Në Suharekë temperaturat minimale do të luhaten nga 13 deri në 15 gradë celsius, e maksimalet nga 30 deri në 32 gradë celsius.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 1-7m/s.

Shtypja atmosferike do të zbres rreth vlerave mesatare.

Javën e ardhshme pritet mot i ngrohtë, pjesërisht i vranët, e me depërtimin e fushave të presionit të ulët mbi Itali, në pjesën e dytë të javës priten mundësi edhe për reshje shiu.