“Sheshi i Qytetit” do të përfundoj me kohë

26.02.2019

Sot u mbajt Diskutimi Publik me qytetarë të Komunës së Suharekës, në sallën e Kuvendit Komunal, ku temë diskutimi ishte “Sheshi i Qytetit”. Të pranishëm në këtë mbledhje ishin kryetari i Komunës z.Bali Muharremaj, drejtorët e drejtorive, zyrtarë komunal si dhe qytetarë të shumtë. Kryetari Muharremaj, në fjalën e tij tha se jemi këtu sot […]

“Sheshi i Qytetit” do të përfundoj me kohë Foto: Ilustrim

Sot u mbajt Diskutimi Publik me qytetarë të Komunës së Suharekës, në sallën e Kuvendit Komunal, ku temë diskutimi ishte “Sheshi i Qytetit”. Të pranishëm në këtë mbledhje ishin kryetari i Komunës z.Bali Muharremaj, drejtorët e drejtorive, zyrtarë komunal si dhe qytetarë të shumtë.

Kryetari Muharremaj, në fjalën e tij tha se jemi këtu sot për të shfaqur projektin për rregullimin e sheshit të qytetit. Andaj ju ftojë të gjithëve të debatojmë së bashku dhe ta bëjmë më të mirën për qytetarët e Komunës sonë.

Ndërkaq, drejtoresha e Urbanizmit znj.Sanie Kuçi ka raportuar para qytetarëve lidhur me këtë projekt, i cili do të realizohet në muajt në vazhdim.

Përfaqësuesit e kompanisë që e kanë përgatitur projektin, kanë shpalosur detaje nga ky projekt si dhe kanë shfaqur fotografi dhe modele lidhur me realizimin e këtij projekti.

Qytetarët në fund kanë pasur hapsirë për të bërë pyetje, ku ka pasur disa pyetje të ndryshme. Për të gjitha pyetjet u përgjigj Kryetari, Drejtoresha dhe përfaqësuesit e kompanisë që e kanë realizuar projektin.

Vlen të theksohet se njëri nga qytetarët, i’u është drejtuar panelit me: “shpresoj që të mos mbetet në letër ky projekt”.

Në fund kryetari z.Bali Muharremaj ka thënë se janë të mirëpritura të gjitha sugjerimet dhe pyetjet t’uaja dhe se projekti i paraparë në këtë plan do të përfundoj me kohë si dhe do të merren parasysh këto pyetje që i parashtruat ju.