Sot në fshatin Studençan dhe Semetisht u mbajt debat publik rreth Legalizimit të objekteve

31.10.2019

Janë duke vazhduar debatet publike nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim, ku sot në fshatin Studençan e Semetisht u diskutua rreth Legalizimit të objekteve. Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim edhe sot ka vazhduar me mbajtjen e dy takimeve me qytetarë për t’i informuar rreth procesit të legalizimit të objekteve. Para të pranishmeve në pika të […]

Sot në fshatin Studençan dhe Semetisht u mbajt debat publik rreth Legalizimit të objekteve Foto: Ilustrim

Janë duke vazhduar debatet publike nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim, ku sot në fshatin Studençan e Semetisht u diskutua rreth Legalizimit të objekteve.

Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim edhe sot ka vazhduar me mbajtjen e dy takimeve me qytetarë për t’i informuar rreth procesit të legalizimit të objekteve.

Para të pranishmeve në pika të shkurtra u prezantuan fazat nëper të cilat kalon ky proces dhe përfitimet që sjellë legalizimi i objekteve.

Të pranishmit dhanë vërejtjet dhe komentet e tyre ndërsa nga DUP u shpërndanë fletushka dhe formularë aplikimi.