Pastrohet rruga nga Budakova në drejtim të Vraniqit

20.08.2019

Komuna e Suharekës, ka njoftuar se po pastrohet rruga nga fshati Budakovë në drejtim të fshatit Vraniq. Komuna e Suharekës ka bërë me dije se autoritetet përgjegjëse në këtë komunë kanë filluar ta bëjnë pastrimin e rrugës nga Budakova në drejtim të Vraniqit, e cila kjo rrugë ka qenë e mbushur me mbeturina. Po ashtu, […]

Pastrohet rruga nga Budakova në drejtim të Vraniqit Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës, ka njoftuar se po pastrohet rruga nga fshati Budakovë në drejtim të fshatit Vraniq.

Komuna e Suharekës ka bërë me dije se autoritetet përgjegjëse në këtë komunë kanë filluar ta bëjnë pastrimin e rrugës nga Budakova në drejtim të Vraniqit, e cila kjo rrugë ka qenë e mbushur me mbeturina.

Po ashtu, kjo komunë ka kërkuar me sinqeritetin më të madh, sidomos nga ata që udhëtojnë në këtë destinacion, të mos hudhin mbeturina.

Sipas Komunës së Suharekës së shpejti në ditët në vijim do të pasojnë edhe gjobat për çdo person që e dëmton ambientin.