Në Bllacë po ndërtohet rruga “Ushtria e Kosovës – Kadri Qollaku”

20.05.2019

Në fshatin Bllacë të komunës së Suharekës po vazhdon të ndërtohet rruga “Ushtria e Kosovës – Kadri Qollaku”, ku këtë rrugë e vizitoi edhe kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj. Në ditën e sotme ka vazhduar në fshatin Bllacë ndërtimi i rrugës “Ushtria e Kosovës – Kadri Qollaku”, pjesëmarrës ishte edhe kryetari Muharremaj duke thënë se […]

Në Bllacë po ndërtohet rruga “Ushtria e Kosovës – Kadri Qollaku” Foto: Ilustrim

Në fshatin Bllacë të komunës së Suharekës po vazhdon të ndërtohet rruga “Ushtria e Kosovës – Kadri Qollaku”, ku këtë rrugë e vizitoi edhe kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj.

Në ditën e sotme ka vazhduar në fshatin Bllacë ndërtimi i rrugës “Ushtria e Kosovës – Kadri Qollaku”, pjesëmarrës ishte edhe kryetari Muharremaj duke thënë se angazhimi ynë do të vazhdojë në tërë territorin e Komunës së Suharekës.

Sipas Kryetarit të Suharekës, Bali Muharremaj të gjitha rrugët do të rirregullohen dhe përkushtimi do të mbetët në shërbim të qytetarëve.

“Në Bllacë po ndërtohet Rruga “Ushtria e Kosovës – Kadri Qollaku”, të cilën sapo e vizituam. Angazhimi ynë do të vazhdoj në tërë territorin e Komunës së Suharekës”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari Muharremaj.