Moti sot në Suharekë, këto janë temperaturat

28.09.2019

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat më të theksuara do të jenë rrëzë maleve. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndjeshëm parashihet të rriten, duke shënuar vlerat ndërmjet 23-25 gradë Celsius. Po ashtu IHMK njofton se do të […]

Moti sot në Suharekë, këto janë temperaturat Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat më të theksuara do të jenë rrëzë maleve.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndjeshëm parashihet të rriten, duke shënuar vlerat ndërmjet 23-25 gradë Celsius.

Po ashtu IHMK njofton se do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes e lehtë deri në mesatare.