3.
Vërmicë, aktakuzë ndaj 26 zyrtarëve policor nën dyshimin për marrje ryshfeti
08.11.2024
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 26 të pandehurve për veprën penale “Marrja e ryshfetit”
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër pandehurve A.K., B.H., B.P., B.O., B.S., D.Z., F.H., F.R., H.S., H.H., I.I., I.S., K.S., M.S., N.H., N.S., R.M., R.K., R.G., S.K., S.Q., S.P., S.H., SH.A., SH.SH., Z.P.
Të gjithë të pandehurit akuzohen se në cilësi të zyrtarëve policorë, me detyrë në SMPK – Pika Kufitare Vërmicë, me veprimet e tyre kane kryer veprën penale: “Marrja e ryshfetit”.