Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj tetë personave për korrupsion

10.06.2024

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër tetë të pandehurve për vepra penale që ndërlidhen me korrupsionin

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj tetë personave për korrupsion Foto: Ilustrim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore nkundër të pandehurve H.H., L.M., A.J., Xh.L., B.P., D.K., G.Sh., dhe V.M., me dyshimin e bazuar mirë se kanë  kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

“Ndërkaq i pandehuri H.H. ngarkohet edhe me akuzën për kryerjen e veprës penale Lidhja e Kontratës së dëmshme, sanksionuar nga neni 285 par. 1 dhe 2 të KPRK-së.

Prona e cila është objekt i akuzës, bazuar në Kërkesën e Prokurorisë, është sekuestruar nga Gjykata dhe në bazë të Aktakuzës, PSRK i ka propozuar Gjykatës që ta konfiskojë atë dhe e njëjta t’i kthehet sërish pronës publike.”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.