Prokuroria e Shtetit ngrit 53 aktakuza në 24 orë, 7 në Prizren
Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 53 aktakuza ndaj 59 personave për vepra të ndryshme penale.
Foto: Ilustrim
Prokuroria Themelore në Prizren
Prokuroria Themelore në Prizren ka qenë veçanërisht aktive gjatë kësaj periudhe, duke ngritur 7 aktakuza ndaj 11 personave për vepra të ndryshme penale, që variojnë nga sulmi dhe dhuna në familje, deri te kontrabandimi me migrantë dhe trafikimi i drogës.
Në detaje, Prokuroria në Prizren ka kërkuar paraburgim për tre persona, përfshirë një rast të kontrabandimit me migrantë dhe dy raste të dhunës në familje dhe lëndimit të lehtë trupor.
Llojet e veprave penale
Mes veprave penale për të cilat janë ngritur aktakuza në Prizren përmendim:
- Sulmi: 3 raste
- Keqpërdorimi i besimit: 1 rast
- Lëndimi i lehtë trupor: 1 rast
- Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë: 2 raste
- Dhuna në familje: 1 rast
- Marrja në posedim e pasurisë së luajtshme: 1 rast
- Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare: 1 rast
- Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e nakrotikëve, substancave psikotrope dhe analoge: 1 rast