Dosja e Prokurorisë për shtatë të dyshuarit për hyrje në sisteme kompjuterike, mashtrim e shpëlarje të parave

22.02.2024

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë të dyshuarve lidhur me veprat penale “hyrje ne sistemet kompjuterike”, “mashtrim”, “shpërlaje parash” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Dosja e Prokurorisë për shtatë të dyshuarit për hyrje në sisteme kompjuterike, mashtrim e shpëlarje të parave Foto: Ilustrim

Sipas dosjes së Prokurorisë thuhet se Naser Smajli, Enuarta Smajli, Daip Beqiri, Arbenita Jetullahu, Muahmed Dragobuzhda, Kushtrim Sojeva dhe Gylsere Sojeva në bashkëveprime qysh nga vitit 2021 e deri në vitin 2024 ishin paraqitur me identitet të rremë si Ueli Schmidt.

Gjithnjë sipas kërkesë, thuhet se të njëjtit përmes telefonatave i kontaktonin viktima të ndryshme dhe i ofronin gjoja mundësin për të investuar në kriptovaluta.

Tutje, pasi që i kishin bindur viktimat për të investuar shuma të ndryshme e shuma duke arritur vlerën e 1 milion e 900 mijë euro ku viktimat i kishin nxitur që të dërgojnë para shtesë për tërheqjen e këtyre mjeteve,  shkruan “Betimi për Drejtësi” .

Në këtë  mënyrë viktimat ishin nxitur dhe kanë dërguar para në vlerë prej 900 mijë euro në Kosovës konkretisht në llogaritë bankare të të pandehurve në njërën nga bankat në Kosovë.

Gjithashtu në këtë kërkesë thuhet se ta dyshuarit duke përdorur platformën “Opsion 888” dhe në “Trans Gain Capital” dhe “Biance” kishin manipuluar me aplikacione fiktive për t’í bindur të dëmtuarit se investimet e tyre janë rritur.

Të dyshuarit thuhet se përsëri viktimat i kishin mashtruar me premtimin se kompania e të dyshuarve ka ekip dhe se i njëjti mund të kthejë mbrapsht tërë investimin e bërë nga viktimat.

Andaj me këto veprime sipas PSRK shtatë të pandehurit kishin për të kryer veprat penale “hyrje ne sistemet kompjuterike”, “mashtrim”, “shpëlarje parash” .

Ndërkaq Naser Smajli po dyshohet edhe për armëmbajtje pa leje ku sipas kërkesës në shtëpinë e tij ishin gjetur një armën e gjatë A1, një armë tjetër e gjatë me dylpi, një pistoletë “Ekolles”, 27 fishekë PU me gaz si dhe 56 fishek të tjerë me gaz, një pistoletë me gaz “Zoraki”, si dhe  karikator me gjashtë fishekë të gjitha të sekuestruara nga Policia e Kosovës.

Siç mëson “Betimi për Drejtësi”tashmë është duke u mbajtur seanca dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit pranë Departamentit Speciale të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Ndryshe PSRK kishte njoftuar me 21 shkurt 2024 për aksionin në shtatë lokacione të ndryshme të Kosovës ku edhe kishte arrestuar shtatë të dyshuarit e lartpërmendur.