Sulmoi fizikisht policin në Prizren, arrestohet personi

22.03.2024

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prizren dje rreth mesnatës, pasi i njëjti pa një mosmarrëveshje kishte sulmuar zyrtarin policor.

Sulmoi fizikisht policin në Prizren, arrestohet personi Foto: Ilustrim

Zyrtari ka pranuar tretmanë mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar për në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur teksa polici ishte në kryerje të detyrës zyrtare.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht një zyrtar policor derisa ishte duke kryer detyrën zyrtare gjatë një mosmarrëveshje midis disa personave. Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.