Sot diplomon gjenerata e 59-të e Policisë së Kosovës

18.04.2024

Sot me fillim nga ora 09:00 në sallën “1 tetori” do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës.

Sot diplomon gjenerata e 59-të e Policisë së Kosovës Foto: Ilustrim

Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore dhe ndërkombëtare, familjarë të zyrtarëve policorë që do të diplomojnë dhe eprorë të Policisë së Kosovës.

Personalitetet e larta shtetërore dhe menaxhmenti i Policisë së Kosovës do të ju drejtohen të pranishmeve me nga një fjalë rasti.

Po ashtu, do të shpërndahen edhe certifikatat për të diplomuarit, thuhet në njoftim.