Prizren, u aksidentua me veturë teksa po bënte gara dhe pësoi lëndime, arrestohet 20 vjeçari

06.02.2024

Një person është arrestuar në Prizren të martën, pasi dyshohet për rrezikim të trafikut publik.

Prizren, u aksidentua me veturë teksa po bënte gara dhe pësoi lëndime, arrestohet 20 vjeçari Foto: © Hallka Marketing Agency

Sipas njoftimit, gjatë hetimit të një rasti aksident trafiku me lëndime i ndodhur 05.02.2024 rreth orës 20:40 në lagjen ‘Dardania’ në Prizren, policia ka gjetur prova të qëndrueshme se i dyshuari i cili ka shkaktuar këtë aksident trafiku.

Përpos dëmeve materiale lëndime trupore kishte pësuar vozitësi i automjetit, i cili para shkaktimit të aksidentit të trafikut dyshohet se kishte qenë duke bërë gara shpejtësie me një automjet tjetër, i cili është në kërkim policor.

“I dyshuari E.K. viti i lindjes 2004 pas identifikimit është arrestuar dhe intervistuar në prani të avokatit mbrojtës”, thuhet në komunikatën për media të policisë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij pritet të ngritët kallëzim penal për veprat penale “Aksident trafiku me lëndime”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Rrezikim i trafikut publik”.