Prizren, për mos respektim të rregullave të trafikut shqiptohen gjoba edhe ndaj këmbësorëve

04.03.2024

Stacioni Policor ne Prizren nga data 26/02/2024 ka hartuar planin operativ “Këmbësorët” i cili do të jetë në implementim deri me date 31.03.2024.

Prizren, për mos respektim të rregullave të trafikut shqiptohen gjoba edhe ndaj këmbësorëve Foto: Ilustrim

Prizren, 04 Mars 2024

Gjatë implementimit të këtij Plani Operative, nga patrulla policore në terren janë marr veprime në vetëdijesimi e këmbësorëve në komunikacion për respektimin e rregullave të komunikacionit, duke aplikuar vërejtje por edhe duke shqiptuar vendime për kundërvajtje.

Nga data 26.02.2024 deri me date 03.03.2024 nga patrulla policore janë shqiptuar gjithsej 32 –Vendime (gjoba) dhe atë ;

-14-Vendime – Ndaj Këmbësorët që nuk kane respektuar rregullat e komunikacionit respektivisht e kalojnë rrugën në vendet ku nuk është e lejuar kalimi;

-18-Vendime –Ndaj shoferëve për mos dhënien e përparësi këmbësorit i cili është në vendkalim ose hyn në të.

Plan operative do te vazhdoj implementimi edhe ne ditën në vazhdime e jo vetëm nga Stacioni Policor Prizren por edhe nga stacionet policore tjera të rajonit të Prizrenit