Prizren: Një personit i gjendet kokainë, arrestohet

21.02.2024

Një person është arrestuar gjatë së martes në Prizren në rrugën “Edit Durham”, rreth orës 22:30.

Prizren: Një personit i gjendet kokainë, arrestohet Foto: Ilustrim

Policia, gjatë kontrollit të veturës dhe shtëpisë së të dyshuarit ka gjetur dhe sekuestuar substancë të llojit “kokainë”, në sasi prej 5.46 gramë.

Po ashtu janë gjetur edhe tri armë të gjata, 16 fishekë, një peshore elektrike dhe një telefon mobil, njofton raporti 24 orësh i policisë.

Rasti po hetohet si “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.