Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave të dyshuar

15.12.2025

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka bërë një kërkesë publike për bashkëpunim nga qytetarët në identifikimin e disa personave të dyshuar.

Personat që shihen në fotografi kërkohen për përfshirje në veprën penale të “Vjedhjes së identitetit dhe pajisjes së qasjes”. Policia thekson rëndësinë e ndihmës së qytetarëve për të siguruar informacion që mund të çojë në identifikimin dhe kapjen e tyre.

Të gjithë ata që posedojnë informata të dobishme mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës në numrin e telefonit 192 ose përmes emailit [email protected]. Policia garanton konfidencialitetin e plotë të informatorëve.

Qytetarët ftohen të jenë vigjilentë dhe të kontribuojnë në mbrojtjen e sigurisë dhe rendit publik në vend.