Policia jep detaje për aksidentin tragjik ku vdiqën dy persona

10.03.2024

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin që ka ndodhur të shtunën në Krushevë të Madhe të Klinës, ku janë përplasur një kombibus me një tren.

Policia jep detaje për aksidentin tragjik ku vdiqën dy persona Foto: Ilustrim

 Në aksident vdiqën një burrë e një grua.

“Aksidenti dyshohet se ka ndodhur pasi drejtuesi i automjetit, tanimë i ndjeri, nuk e ndali automjetin në shenjën ‘STOP’ para vendkalimit mbi hekurudhë, me ç’rast është goditur nga treni. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar për obduksion”, ka njoftuar policia e Kosovës.

Viktimat janë Fahri dhe Vlora Gjocaj, një çift nga Ballaboçi i Deçanit. Pavarësisht ndihmës që morën në spitalin e Pejës, ata nuk ia dolën të mbijetonin.