Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

24.01.2025

Sot në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Republikës së Kosovës.

Nga ora 09:15, kadetët hynë në sallë duke marshuar, përderisa hapja e ceremonisë Zyrtare do të bëhet në ora 10:00.

“Pjesëmarrës në këtë ceremoni pritet të jenë personalitete të larta shtetërore dhe ndërkombëtare, familjarë të zyrtarëve policorë që do të diplomojnë dhe eprorë të Policisë së Kosovës”, njofton Policia e Kosovës.