Babai kërkon ndihmën e policisë për gjetjen e djalit të tij në Prizren

09.04.2024

Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një person në Prizren.

Babai kërkon ndihmën e policisë për gjetjen e djalit të tij në Prizren Foto: Ilustrim

Babai ishte ai që kërkoi ndihmën e policisë, ku sipas tij që nga data 07.04 kishte dalur nga shtëpia dhe nuk dihet më për vendndodhjen e tij.

Policia nis hetimet.

“Ankuesi kosovar më 08.04.2024 ka raportuar se djali i tij me datën e cekur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar policia.