Antidroga kryen bastisje në Prizren, kapet kokainë e marihuanë

14.03.2024

Është arrestuar një person në Prizren për shkak se gjatë kontrollit në banesën e tij dhe në një veturë janë në rrugën “Petrit Bytyqi” janë gjetur dhe sekuestruar 12.49 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe 1.49 gramë kokainë.

Antidroga kryen bastisje në Prizren, kapet kokainë e marihuanë Foto: Ilustrim

Po ashtu në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe 3 telefona celularë, një thikë, një sprej, një veturë dhe 137 euro para të gatshme.

Po ashtu gjatë zhvillimit të rastit janë identifikuar edhe dy të dyshuar të cilët aktualisht ndodhen në arrati.

Rasti është duke u hetuar nga njësiti antidrogë i Policisë së Kosovës.