Alarmi për ikje masive të të rinjve nga Kosova, flet ministri ministri Krasniqi

11.07.2022

Një nga mijëra kosovarët që po presin për vizë, i tha kësaj agjencie se nuk do të kthehet kurrë në Kosovë, ndërsa po e mësonte gjermanishten. Ndërkohë Qeveria po e vëzhgon situatën. Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i tha Hina-s se po mundohen që me disa politika t’u ofrojnë të rinjve kushte […]

Alarmi për ikje masive të të rinjve nga Kosova, flet ministri ministri Krasniqi Foto: Ilustrim

Një nga mijëra kosovarët që po presin për vizë, i tha kësaj agjencie se nuk do të kthehet kurrë në Kosovë, ndërsa po e mësonte gjermanishten.

Ndërkohë Qeveria po e vëzhgon situatën. Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i tha Hina-s se po mundohen që me disa politika t’u ofrojnë të rinjve kushte më të mira. Por ai tha se ky është “trend” dhe “proces normal”.

“Ne si qeveri sigurisht që po e vëzhgojmë situatën. Ne po i drejtojmë politikat drejt së ardhmes për t’u ofruar të rinjve shërbime të mjaftueshme këtu”, tha ai. “Por këtë trend të emigrimit e kam parë edhe në Kroaci, në zonën e Vukovarit, prej nga shkojnë edhe në Gjermani. Është një proces normal, njerëzit kërkojnë kushte më të mira jetese”, shtoi ministri.

Muajin e kaluar, Krasniqi kërkoi nga Komisioni Europian që ta pranojë Kosovën në Strategjinë e BE-së për Zonën Adriatiko-Joniane (EUSAIR), një forum përmes të cilit dhjetë vende që kufizohen me detin Adriatik dhe Jon, ose që ndodhen në brendësi të tij, mund të tërheqin para nga fondet e BE-së për projekte të përbashkëta.

Serbia, anëtare e EUSAIR, po e bllokon hyrjen e Kosovës si shtet i pavarur në këtë iniciativë, që është hap fillestar drejt anëtarësimit të mundshëm në BE një ditë.

“Shumë të rinj do të ishin të lumtur të jetonin këtu në Kosovë dhe nuk do të largoheshin siç kanë bërë për shumë vite”, thotë Krasniqi. “Duam t’i përfshijmë në turizëm dhe në programe të ndryshme bashkëpunimi, që të mos kërkojnë punë jashtë, por ta gjejnë këtu”, shton ai.