Xhaka, futbollisti më i mirë i Zvicrës për vitin 2023

16.01.2024

Granit Xhaka është shpallur futbollisti më i mirë i Zvicrës për vitin 2023. Kjo është hera e tretë që mesfushori shqiptar fiton këtë çmim. Ceremonia u mbajt të hënën mbrëma në Bernë, ku në konkurrencë kishte Manuel Akanjin dhe Zeki Amdounin. Trofeun e më të mirit Xhakës ia ka dorëzuar përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin. […]

Xhaka, futbollisti më i mirë i Zvicrës për vitin 2023 Foto: Ilustrim

Granit Xhaka është shpallur futbollisti më i mirë i Zvicrës për vitin 2023.

Kjo është hera e tretë që mesfushori shqiptar fiton këtë çmim.

Ceremonia u mbajt të hënën mbrëma në Bernë, ku në konkurrencë kishte Manuel Akanjin dhe Zeki Amdounin.

Trofeun e më të mirit Xhakës ia ka dorëzuar përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin.

“Pa përkrahjen e gruas sime, që më përkrah shumë, do të ishte e pamundur”, ka thënë Xhaka, duke mbajtur trofeun në dorë. Ai ka falënderuar edhe ekipin dhe stafin, ndërsa është shprehur i lumtur që u shpall më i miri.

“Është shpërblim për punën që e bëjmë çdo ditë. Jam tejet i lumtur që e kam fituar sërish. Jam fitues sonte dhe do të punoj shumë që të jem sërish këtu pas një viti”, ka vazhduar Xhaka.

Granit Xhaka ka udhëhequr Zvicrën drejt kualifikimit në “Euro 2024”. Ai për herë të tretë është shpallur më i miri i Zvicrës në futboll. Për herë të parë ishte shpallur në vitin 2017.