Sonte Fury përballë Usyk, Joshua: Ukrainasi lufton shumë mirë

18.05.2024

Sonte na pret super meçi mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Usyk.

Sonte Fury përballë Usyk, Joshua: Ukrainasi lufton shumë mirë Foto: Ilustrim

Ky duel do të zhvillohet në “Kingdom Arena” të Arabisë Saudite me fituesin që do të jetë një kampion i padiskutueshëm i të gjitha kategorive.

Fury është kampion i peshave të rënda në WBC, (34-0-1, 24 KO), kurse Usyk (21-0, 14 KO), mban titujt e peshave të rënda WBA, IBF, WBO dhe IBO.

Dje janë bërë matjet zyrtare, kur Tyson Fury ka peshuar 118.8 kg, ndërsa kampioni ukrainas Usyk ka peshuar 105kg.