Kosova e pafat ndaj Azerbajxhanit

25.02.2024

Përfaqësuesja e Kosovës në Basketboll, ka pësuar humbje në ndeshjen e dytë parakualifikuese për Kupën e Botës 2027.

Kosova e pafat ndaj Azerbajxhanit Foto: Ilustrim

”Dardanët” u mposhtën në udhëtim nga kombëtarja e Azerbajxhanit, me rezultat 88-77.

Dardan Berisha u dallua te Kosova me 20 pikë, i ndjekur nga Dardan Kapiti me 19 sosh.

Kosova tre ditë më parë shënoi fitore ndaj Irlandës, me rezultat 83-76.

Ndeshjen e radhës ”Dardanët” e zhvillojnë në muajin nëntor, kundër Zvicrës.