Guardiola zbulon avantazhin që ka Real Madridi për ndeshjen ndaj Manchester Cityt

31.03.2024

Teksa pushimi me kombëtare ka përfunduar, fokusi i Real Madridit do të rikthehet përsëri tek futbolli në nivel klubesh.

Guardiola zbulon avantazhin që ka Real Madridi për ndeshjen ndaj Manchester Cityt Foto: Pep Guardiola (GettyImages)

Madrilenët do të jenë sonte (e diel) nikoqir të Athletic Bilbaos, me takimin që do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00 në “Santiago Bernabeu”.

La Liga duket se i ka bërë një “favor” ekipit të Carlo Ancelottit dhe ekipeve tjera spanjolle pasi asnjë ndeshje nuk do të zhvillohet në orar për vikendin e ardhshëm.

Pep Guardiola nuk është i lumtur me kalendarin e ndeshjeve

City në anën tjetër, pasi luajti sot (e diel) ndaj Arsenalit, ata do të përballen me Aston Villën dy ditë më vonë, dhe nëse kjo nuk ishte e mjaftueshme, ata gjithashtu do të luajnë ndaj Crystal Palace më datë 6 prill, tri ditë para duelit me Real Madridin.

“Ne do të luajmë ndaj Villas në orën 20:15, pastaj në ora 12:30 ndaj Crystal Palace të shtunën. Pastaj do të shkojmë në Madrid të martën. Real Madridi ka nëntë ditë për tu përgatitur, nëntë ditë”, ka thënë Guardiola i zemëruar.

“Ata do të luajnë këtë vikend por nuk do të luajnë më deri në takimin tonë. Ka një diferencë të madhe, do të doja të kërkoja për një ditë më shumë, por nuk ka mundësi”, u shpreh tekniku spanjoll.