Ballkani e Drita i luajnë sot ndeshjet kthyese në Ligën e Konferencës

30.07.2024

Dy skuadrat kosovare, Ballkani e Drita do të zbresin sot në fushë për të zhvilluar ndeshjet e kthimit të rrethit të dytë të Ligës së Konferencës.

Ballkani e Drita i luajnë sot ndeshjet kthyese në Ligën e Konferencës

Drita e cila luan sot si vendase do të përballet me islandezët e Breidalbik në stadiumin Zahir Pajaziti në Podujevë.

Të kaltrit nga Gjilani hyjnë me epërsi sot, pasi ndeshjen e para një jave e kishin fituar si mysafirë me rezultatin 1:2.

Drita kërkon të mos humbas sot dhe të sigurojë kalimin në rrethin tjetër të garave.

Kjo ndeshje mes Dritës e Breidalbik zhvillohet nga ora 17:00.

Tre orë më vonë në fushë zbret edhe kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani që luan në udhëtim në Maltë.

Të besuarit e Ilir Dajës përballë kanë kampionin e Maltës, Hamrun Spartans ku kërkojnë fitore për të kaluar tutje.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Podujevë dy skuadrat kishin barazuar 0:0.

Etiketat

Ofertat e fundit