Bizneset Vende Pune Ofertat

Vajza 14-vjeçare e zhdukur në Suharekë raporton se kreu marrëdhënie seksuale me një burrë, ndalohet i dyshuari

Vajza 14-vjeçare e zhdukur në Suharekë raporton se kreu marrëdhënie seksuale me një burrë, ndalohet i dyshuari

28.05.2023 Ligji

Sigurimi Internacional

Ofertë speciale

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese.

Në shumë prej tyre, viktima janë vajzat e shpesh të dyshuar, janë persona të njohur të tyre të cilët përkundër moshës minorene të viktimave, krijojnë raporte intime me to dhe i keqpërdorin seksualisht. Për një rast të tillë që dyshohet se ka ndodhur në Suharekë, është arrestuar një 21-vjeçar, i cili dyshohet për dhunimin e një 14-vjeçarje.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për A.Elshanin, i cili ka përfunduar në prangat e Policisë, nën dyshimet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur të premten, kur i dyshuari dhe viktima kanë qenë gjatë gjithë natës bashkë, periudhë kjo kur vajza ishte raportuar e zhdukur.

Sinjali mëson se gjithçka u zbulua pasi viktima, e moshës 14-vjeçare u largua nga shtëpia dhe nuk dihej asgjë për fatin e saj. Kjo ka alarmuar familjen, të cilët menjëherë kanë denoncuar rastin dhe kanë filluar kërkimet për vajzën. 

Vajza kishte dalë pasdite nga shtëpia dhe gjatë kësaj kohe, ajo dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të dyshuarin, me të cilin kishte qëndruar në fshatin Sllapuzhan derisa askush nuk kishte informacione për vendndodhjen e saj.

Posa vajza u bë e gjallë dhe u kthye në shtëpi, babai i saj vendosi që ta njoftojë Policinë dhe bashkë me të bijën u nisën për në stacion policor, ku vajza tregoi gjithçka që kishte ndodhur mes saj dhe të dyshuarit.

Si rezultat i denoncimit, hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, me ç’rast është intervistuar edhe i dyshuari, i cili ka dhënë dëshminë e tij.

Pas përfundimit të procedurave policore, lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit dhe nisjen e hetimeve ndaj tij në drejtim të veprës penale “Dhunimi”.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

New Born Master Arsim dhe Edukim Rruga Xhavit Sylaj p.n.,
Kosovë
“Kolegji AAB” Zyra per Regjistrime Arsim dhe Edukim Rr. “Brigada 123” afer furres Edi,
Kosovë
BeeApiterapia Tjera Terrnje-Suharek,
Kosovë
Print House Reklama/Shtyp Rr. Bajram Curri - Suharekë,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende101 ditë

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!

New Born Agency

Fluturime direkte nga Ljublana në Prishtinë dhe anasjelltas!
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë