Të dielën policia arrestoi 24 persona të dyshuar, 17 prej tyre dërgohen në mbajtje

26.12.2022

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale. Gjatë ditës së dielë Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 24 persona, shkruan SuharekaOnline. Poashtu, në 24 orëshin […]

Të dielën policia arrestoi 24 persona të dyshuar, 17 prej tyre dërgohen në mbajtje Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale.

Gjatë ditës së dielë Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 24 persona, shkruan SuharekaOnline.

Poashtu, në 24 orëshin e fundit policia njofton nga 24 persona të arrestuar, 17 prej tyre janë dërguar në mbajtje.

Gjatë ditës së dielë policia ka njoftuar se asnjë person i dyshuar nuk është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëshit të fundit në Prizren janë arrestuar 3 persona të dyshuar në raste të ndara nga njëri-tjetri, të cilët poashtu janë dërguar në mbajtje.

Raporti i policisë përmbanë edhe arsyet e arrestimeve të personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale, të cilat janë si në vijim: Vjedhje, vjedhje në tentativ dhe aksident trafiku me lëndime.

Rr. Remzi Ademaj, Prizren 25.12.2022 – 03:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ai kishte vjedhur një kasafortë qelqi me monedha metalike. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rr. Alush Kryeziu, Prizren 24.12.2022 – 07:00. Lidhur me rastin, është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili dyshohet që ka kryer edhe disa vjedhje të tjera në lokacione të ndryshme. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rr. Islam Kryeziu, Prizren 25.12.2022 – 18:45. Ka ndodhë një aksident trafiku ku i dyshuari mashkull  kosovar  me veturën e tij ka goditur këmbësorin mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është duke u trajtuar në QKUK-Prishtinë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftimin e policisë.