Sulm në Komunën e Suharekës: Zyrtari për diasporë sulmon kolegen, s’e lë të dalë nga zyra
- 13.05.2022
- 0 komente
Një rast i sulmit ndaj personit zyrtar është raportuar dje në stacionin policor në Suharekë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se i dyshuari mashkull kosovar zyrtar për mërgatë në Drejtorinë për Kulturë, pas një mosmarrëveshje verbale ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare zyrtare në Drejtorinë e Urbanizmit.
Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 14:30 në Komunën e Suharekës.
Zyrtari për diasporë dyshohet se e ka kapur për krahu viktimën, duke e shtyrë, me ç’rast s’e ka lejuar të dalë as nga zyra.
Nga policia kanë bërë të ditur se për shkak të sulmit që ia shkaktoi kolegu, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suharekë.
Ndërsa palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
“Suharekë 12.05.2022. I dyshuari mashkull kosovar zyrtar për mërgatë në Drejtorinë për Kulturë, pas një mosmarrëveshje verbale ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare zyrtare në Drejtorinë e Urbanizmit. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e PK-së.
Leave a Reply