Suharekë, zhduket një femër, familjarët nuk dinë asgjë për vendodhjen e saj

13.10.2022

Një rast i personit të zhdukur është raportuar në stacionin policor në Suharekë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen saj. Rasti raportohet të ketë ndodhur më 11 tetor rreth orës 10 […]

Suharekë, zhduket një femër, familjarët nuk dinë asgjë për vendodhjen e saj Foto: Ilustrim

Një rast i personit të zhdukur është raportuar në stacionin policor në Suharekë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen saj.

Rasti raportohet të ketë ndodhur më 11 tetor rreth orës 10 në Suharekë, ndërkaq rasti është lajmëruar dje.

Nga policia kanë njoftuar se rasti është në procedurë hetimore.

“PERSON I ZHDUKUR / Suharekë 11.10.2022-10:00.  Me 12.10.2022 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen saj, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e PK-së.