Suharekë, në 4 muajt e fundit ndodhën mbi 50 aksidente trafiku

09.05.2022

Një gjë e tillë bëhet e ditur edhe nga raportet ditore të Policisë së Kosovës, ku çdo ditë janë të regjistruara mbi 30 aksidente trafiku. SuharekaOnline ka mbledhur statistikat për aksidentet e ndodhura në Komunën e Suharekës brenda këtyre 4 muajve (janar, shkurt, mars dhe prill). Sipas këtyre statistikave, bëhet e ditur se brenda periudhës […]

Suharekë, në 4 muajt e fundit ndodhën mbi 50 aksidente trafiku Foto: © Hallka Marketing Agency

Një gjë e tillë bëhet e ditur edhe nga raportet ditore të Policisë së Kosovës, ku çdo ditë janë të regjistruara mbi 30 aksidente trafiku.

SuharekaOnline ka mbledhur statistikat për aksidentet e ndodhura në Komunën e Suharekës brenda këtyre 4 muajve (janar, shkurt, mars dhe prill).

Sipas këtyre statistikave, bëhet e ditur se brenda periudhës katër mujore në Suharekë kanë ndodhur 54 aksidente trafiku.

Në muajin janar u regjistruan më së shumti aksidente, ku brenda këtij muaji ndodhën hiç më pak se 21 aksidente.

Ndërkaq, në muajin shkurt ndodhën 10 aksidente dhe në muajin mars 13 të tilla dhe në prill 10.

MuajiAksidente trafiku në Komunën e Suharekës
Janar 202221
Shkurt 202210
Mars 202213
Prill 202210
TOTAL54