Suharekë, arrestohet një person pasiqë derisa ishte duke punuar lëndoi një fëmijë – i cili është dërguar në QKUK

24.09.2022

Një rast i lëndimit të rëndë trupor është raportuar në stacionin policor në Suharekë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se përderisa ishte duke punuar ka lënduar një fëmijë të cilit fillimisht i është ofruar tretman mjekësor në QKMF Suharekë, e më pas është […]

Suharekë, arrestohet një person pasiqë derisa ishte duke punuar lëndoi një fëmijë – i cili është dërguar në QKUK Foto: Ilustrim

Një rast i lëndimit të rëndë trupor është raportuar në stacionin policor në Suharekë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se përderisa ishte duke punuar ka lënduar një fëmijë të cilit fillimisht i është ofruar tretman mjekësor në QKMF Suharekë, e më pas është dërguar në QKUK Prishtinë ku edhe vazhdon tretmanin mjekësor.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 14:00 në Suharekë.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

LËNDIM I RËNDË TRUPOR / Suharekë 23.09.2022 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se përderisa ishte duke punuar ka lënduar një fëmijë të cilit fillimisht i është ofruar tretman mjekësor në QKMF Suharekë, e  më pas  është dërguar në QKUK Prishtinë ku edhe vazhdon tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.