Shqetësues, kontrabanda me migrantë në Kosovë

31.01.2022

Kjo bëhet e ditur edhe nga rastet e paraqitur në Policinë e Kosovës për kontrabandimin me migrantë. Nga muaji janar i vitit që lamë pas e deri në muajin tetor në Policinë e Kosovës janë paraqitur 30 raste për kontrabandimin me migrantë. Po ashtu, në Gjykatat e Republikës së Kosovës ka edhe lëndë të ngritura […]

Shqetësues, kontrabanda me migrantë në Kosovë Foto: Ilustrim

Kjo bëhet e ditur edhe nga rastet e paraqitur në Policinë e Kosovës për kontrabandimin me migrantë.

Nga muaji janar i vitit që lamë pas e deri në muajin tetor në Policinë e Kosovës janë paraqitur 30 raste për kontrabandimin me migrantë.

Po ashtu, në Gjykatat e Republikës së Kosovës ka edhe lëndë të ngritura për veprën penale” Kontrabandim me Migrantë”.

Nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) për portalin rtv21.tv kanë bërë të ditur se gjatë 2021’s për veprën penale “Kontrabandim me Migrantë” gjithsej në Kosove janë 80 lëndë të ngritura në Gjykatat e Kosovës, ku janë përfshirë 232 persona.

Nga këto lëndë shumica kanë qenë lëndë të trashëguara, gjithsej janë 67 lëndë të tilla ku ishin përfshirë 212 persona. Ndërsa lëndë të reja kanë qenë 13 ku janë përfshirë  20 persona.

Nga 80 lëndë sa janë në Gjykata lidhur me veprën penale “Kontrabandim me Migrantë” brenda vitit janë zgjidhur 21 lëndë ku janë marrë masa ndaj 35 personave të përfshirë në këto lëndë. Nga këta 35 person, 11 prej tyre janë dënuar me burg, kurse 9 janë të dënuar me gjobë, 7 janë të dënuar me kusht, ndaj një personi ka qenë aktvendimi lirues, 7 raste janë zgjidhur në mënyra tjera sipas personave, thuhet në të dhënat e siguruara nga rtv21.tv të Gjykatave Themelore departamenti i krimeve të rënda.

Lëndë të pazgjidhura në Gjykatat e Kosovës kanë mbetur edhe 59 ku janë të përfshire 197 persona.

Duke u bazuar në ligjin për kontrabandimin me migrantë, personat që kryejnë këtë vepër mund të dënohen me gjobë dhe me burgim prej 2 deri 10 vjet.

“Neni 170 Kontrabandimi me migrantë 1. Kushdo që merret me kontrabandim të migrantëve dënohet me gjobë dhe me burgim prej dy (2) deri dhjetë (10) vjet”.

Sipas të dhënave nga KGJK-ja në Kryeqytet gjatë vitit 2021 gjithsej me veprën penale “Kontrabandim me Migrantë” në gjykata janë 30 lende ku janë të përfshirë 117 persona te akuzuar. Nga këto lëndë janë zgjidhur gjithsej 10 dhe procedura ka përfunduar ndaj 18 personave.

Në Gjykatën Themelore të Gjilanit janë ngritur 15 lëndë për veprën penale “Kontrabandim me migrantë” ku janë të përfshirë gjithsej 42 persona të dyshuar. Gjithsej lëndë të zgjidhura në këtë gjykatë janë 3 ku ishin të përfshire 3 persona.

Në Gjykatën e Prizrenit gjithsej për veprën “Kontrabandim me Migrantë” janë 8 lëndë ku janë të përfshirë 12 persona, nga këto lëndë janë zgjidhur 4 nga këto ku ishin të përfshirë 7 persona, shkruan rtv21.tv

Në Mitrovicë 15 lëndë për veprën “Kontrabandim me Migrantë” kanë qenë në sirtarët e Gjykatës Themelore brenda vitit 2021, mirëpo asnjë nga këto lëndë nuk është zgjidhur gjatë kësaj periudhe.

Edhe në Pejë sikurse në Mitrovicë asnjë lëndë për veprën penale “Kontrabandim me Migrantë” nuk është zgjidhur brenda vitit 2021. Ne sirtarët e kësaj gjykata janë 3 lëndë ku janë të përfshirë 8 persona.

Në Gjakovë gjatë vitit 2021 janë tri lënde për këtë vepër penale ku ishin të përfshirë 18 persona. Të tria lëndë janë zgjidhur dhe është marrë vendim ndaj 6 personave. Ndërsa, ndaj 12 personave tjerë të përfshirë në këto vepra nuk ka përfunduar procedura gjyqësore.

Në gjykatën Themelore në Ferizaj janë 6 lëndë për veprën penale “Kontrabandim me Migrantë” të gjitha këto lëndë janë të trashëguara nga viti paraprak. Në këto lëndë janë përfshirë 11 persona të akuzuar, nga këto lëndë një është zgjidhur ku ndaj një personi është marrë vendim dënim me burg.

Lidhur me migrantët, nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) për portalin rtv21 kanë treguar se gjatë vitit 2021 në Kosovë kanë hyrë 578 azilkërkues.

Numër më i madh i të migrantëve që kanë hyrë në Kosovës janë nga: Siria, Maroko, Algjeria, Libia.