Shifra shqetësuese, brenda 5 dite ndodhën mbi 330 aksidente trafiku në Kosovë

25.12.2021

Edhe pse policia po bënë apele, numri i aksidenteve në vendin tonë vazhdon të jetë shqetësuese. Në çdo raport ditor janë të regjistruar mbi 50 aksidente trafiku. Vetëm gjatë ditës së premte në Kosovë kanë ndodhur 78 aksidente trafiku, fatkeqësisht një prej tyre ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 33 aksidente janë raportuar me persona të […]

Shifra shqetësuese, brenda 5 dite ndodhën mbi 330 aksidente trafiku në Kosovë Foto: Ilustrim

Edhe pse policia po bënë apele, numri i aksidenteve në vendin tonë vazhdon të jetë shqetësuese.

Në çdo raport ditor janë të regjistruar mbi 50 aksidente trafiku.

Vetëm gjatë ditës së premte në Kosovë kanë ndodhur 78 aksidente trafiku, fatkeqësisht një prej tyre ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 33 aksidente janë raportuar me persona të lënduar dhe 44 të tjera me dëme materiale.

SuharekaOnline ka mbledhur statistikat e raporteve ditore të policisë për periudhën 20 dhjetor – 24 dhjetor.

Sipas këtyre statistikave, bëhet e ditur se brenda këtyre pesë ditëve (20 dhjetor – 24 dhjetor) në vendin tonë kanë ndodhur 331 aksidente trafiku.

Numri më i madh i aksidenteve të trafikut është regjistruar të premtën (24 dhjetor), ku brenda kësaj dite janë regjistruar 78 aksidente trafiku.

Ndërsa, fatkeqësisht brenda kësaj periudhe një aksident ka përfunduar me fatalitet, 101 të tjera me të lënduar dhe 229 aksidente përfunduan me dëme materiale.

DataNumri i aksidenteve të trafikut
në Kosovë
Me fatalitetMe të lënduarMe dëme materiale
20 dhjetor6601650
21 dhjetor6501649
22 dhjetor6101447
23 dhjetor6102239
24 dhjetor7813344
TOTAL3311101229