Shifra shqetësuese, brenda 5 dite 250 aksidente trafiku në Kosovë

26.02.2022

Edhe pse policia po bënë apele, numri i aksidenteve në vendin tonë vazhdon të jetë shqetësuese. Në çdo raport ditor janë të regjistruar mbi 30 aksidente trafiku. Vetëm gjatë ditës së premte në Kosovë kanë ndodhur 53 aksidente trafiku, fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 15 aksidente janë raportuar me persona […]

Shifra shqetësuese, brenda 5 dite 250 aksidente trafiku në Kosovë Foto: Ilustrim

Edhe pse policia po bënë apele, numri i aksidenteve në vendin tonë vazhdon të jetë shqetësuese.

Në çdo raport ditor janë të regjistruar mbi 30 aksidente trafiku.

Vetëm gjatë ditës së premte në Kosovë kanë ndodhur 53 aksidente trafiku, fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 15 aksidente janë raportuar me persona të lënduar dhe 38 të tjera me dëme materiale.

SuharekaOnline ka mbledhur statistikat e raporteve ditore të policisë për periudhën 21 shkurt – 25 shkurt.

Sipas këtyre statistikave, bëhet e ditur se brenda këtyre pesë ditëve (21 shkurt – 25 shkurt) në vendin tonë kanë ndodhur 250 aksidente trafiku.

Numri më i madh i aksidenteve të trafikut është regjistruar të enjten (24 shkurt), ku brenda kësaj dite janë regjistruar 59 aksidente trafiku.

Ndërsa, fatkeqësisht brenda kësaj periudhe tre aksidente kanë përfunduar me fatalitet, 92 të tjera me të lënduar dhe 155 aksidente përfunduan me dëme materiale.

DataNumri i aksidenteve të trafikut
në Kosovë
Me fatalitetMe të lënduarMe dëme materiale
21 shkurt5101932
22 shkurt4801830
23 shkurt3931818
24 shkurt5902237
25 shkurt5301538
TOTAL250392155