(VIDEO)Rrahja në Suharekë, arrestohen 7 persona dhe konfiskohet një armë

28.12.2020

Të dielën në Suharekë janë arrestuar 7 persona të dyshuar. Sipas informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se dje rreth orës 15:00 pas një mosmarrveshje janë rrahur mes vete shtatë persona, ku është konfirmuar edhe nga policia. Sipas policisë bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një revole e […]

(VIDEO)Rrahja në Suharekë, arrestohen 7 persona dhe konfiskohet një armë Foto: Ilustrim

Të dielën në Suharekë janë arrestuar 7 persona të dyshuar. Sipas informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se dje rreth orës 15:00 pas një mosmarrveshje janë rrahur mes vete shtatë persona, ku është konfirmuar edhe nga policia.

Sipas policisë bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një revole e llojit SIX SAVER e kalibrit 9 mm.

Gjithashtu sipas policisë bëhet e ditur se pas një mosmarrëveshje  në mes të disa personave të dyshuar meshkuj kosovarë, dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore të cilët kanë marrë tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një revole e llojit SIX SAVER e kalibrit 9 mm dhe për momentin nuk dihet se kush e ka përdorur armën dhe cili është pronari i saj.  

Njësitë policore me urdhër të prokurorit kanë bastisur në dy lokacione shtëpitë e të dyshuarve dhe gjatë kontrollit në njërin lokacion kanë gjetur një shufër metali e cila dyshohet se është përdorur gjatë përleshjes në vendin e ngjarjes e cila është sekuestruar, ndërsa në lokacionin tjetër nuk është gjetur asgjë.

Lidhur me rastin janë arrestuar shtatë(7) te dyshuar meshkuj kosovarë. Me vendim  të prokurorit kujdestar të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.