Prokuroria e Prizrenit për 48 orë ndalon 4 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale

23.11.2022

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 40 aktakuza kundër 57 personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar 12 persona dhe janë paraqitur tri kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tre personave, të dyshuar se kanë kryer vepra […]

Prokuroria e Prizrenit për 48 orë ndalon 4 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale Foto: Prokurori i Shtetit

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 40 aktakuza kundër 57 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar 12 persona dhe janë paraqitur tri kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tre personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve, 4 persona të dyshuar.

Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur 5 aktakuza kundër 6 personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë katër (4) persona, në katër raste të ndara, për veprat penale si në vijim:

Një (1) person është ndaluar për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) person për shkak të veprës penale “Ngacmimi”;

Një (1) person është ndaluar për shkak të veprës penale “Kanosja”, si dhe një (1) person për shkak të  veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik me fatalitet” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.” thuhet në njoftimin e prokurorisë.