Prokuroria e Prizrenit ngrit 7 aktakuza kundër 8 personave

29.09.2022

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetenjë (61) aktakuza kundër shtatëdhjetedy (72) personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona të dyshuar dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj […]

Prokuroria e Prizrenit ngrit 7 aktakuza kundër 8 personave Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetenjë (61) aktakuza kundër shtatëdhjetedy (72) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona të dyshuar dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj gjashtëmbëdhjetë (16) personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.  

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme” dhe “Ndërtimi pa leje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepën penale “Vjedhja e rëndë”.