Prokuroria e Prizrenit ngrit 7 aktakuza kundër 7 personave

21.09.2022

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetepesë (65) aktakuza kundër shtatëdhjetetre (73) personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar shtatë (7) persona dhe janë ushtruar tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tetë (8) […]

Prokuroria e Prizrenit ngrit 7 aktakuza kundër 7 personave Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetepesë (65) aktakuza kundër shtatëdhjetetre (73) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar shtatë (7) persona dhe janë ushtruar tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tetë (8) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, susbtancave psikotrope apo analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”.