Prokuroria e Prizrenit ngrit 11 aktakuza kundër 16 personave

13.10.2022

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë Themelore janë ngritur pesëdhjetegjashtë (56) aktakuza kundër shtatëdhjetenjë (71) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar pesë (5) kërkesa për caktim të paraburgimit […]

Prokuroria e Prizrenit ngrit 11 aktakuza kundër 16 personave

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë Themelore janë ngritur pesëdhjetegjashtë (56) aktakuza kundër shtatëdhjetenjë (71) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar pesë (5) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës apo dëmtimi i pasurisë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.

Etiketat