Prokuroria e Prizrenit ndalon një të dyshuar si dhe kërkon paraburgim për 3 të tjerë

18.01.2023

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë Themelore janë ngritur 83 aktakuza kundër 89 personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 18 persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar 14 kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj 18 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon një të dyshuar si dhe kërkon paraburgim për 3 të tjerë Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë Themelore janë ngritur 83 aktakuza kundër 89 personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 18 persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar 14 kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj 18 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një person të dyshuar, si dhe ka parashtruar  dy kërkesa për caktim të masës së paraburgimit kundër katër personave, në dy raste të ndara.

Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tetë aktakuza kundër nëntë personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Vjedhja” dhe “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprave penale  “Kanosja” dhe “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, për shkak të veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.” thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.” thuhet tutje në njoftim.